Sport
Në prill kombëtarja e Kosovës mëson kundërshtaret për kualifikim
Demokracia
15:17 | 14 Prill 2023

Share:

Kampionatin evropian i hendbollit për femra “Euro 2024” do të mbahet nga 28 nëntorit deri më 15 dhjetor në Austri, Hungari e Zvicër. Teksa për herë të parë në kampionat Evropian do të paraqiten 24 ekipe kombëtare.

Kosova është një prej 32 kombëtareve që do të paraqiten në ndeshjet kualifikuese për këtë ngjarje.

Sistemi i ndeshjeve kualifikuese do të zvhillohet me tetë grupe me nga katër ekipe kombëtare, ndërsa gjasa për kualifikim ka edhe nga vendi i tretë.
Austria, Hungaria dhe Zvicra kualifikohen si nikoqire, ndërsa në kualifikime pritet të jenë të gjitha kombëtaret e mëdha të kontinentit.

Shorti i kualifikimeve do të tërhiqet të enjten e ardhshme, më 20 prill, nga ora 17:00.

Të ngjashme