Sport
Në Premierligë ndodh gjithçka: Portieri i Unitedit bën punën e gjyqtarit të katërt
Demokracia
10:55 | 22 Shkurt 2021

Share:

Anglia njihet për futbollin tejet atraktiv dhe për njërin nga kampionatet më joshëse në botë që ofron, transmeton Demokracia.com.

Megjithatë, shpesh njihet edhe për episode që nuk mund t’í shohim në fusha tjera. Një i tillë ka ndodhur mbrëmë në sfidën Manchester United – Newcastle.

Protagonist ishte portieri rezervë i “Djajve të kuq”, Lee Grant, i cili u shfaq duke bërë detyrën e gjyqtarit të katërt në minutën e 88-të të sfidës, kur trajneri Solskjaer vendosi të aktivizonte Juan Matan dhe Schoretire.

Në këtë moment, tabela që sinjalizon zëvendësimet u ngrit nga portieri Lee Grant dhe jo nga gjyqtari i katërt siç ndodh zakonisht.

Arsyeja e përfshirjes së Grant, është kufizimi rreth pandemisë, që do të thotë, se një pjesëtar i stafit të klubit përkatës që kryen zëvendësimin duhet të mbajnë vetë tabelën digjitale, duke e kufizuar numrin e njerëzve që e prekin me dorë atë. /Demokracia.com

https://twitter.com/i/status/1363586374440529922

Të ngjashme