Lajme
Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve
Demokracia
18:27 | 07 Mars 2021

Share:

Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz.

Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Pas ndezjes së flakadanëve do të mbahet edhe një koncert muzikor.

Ky manifestim tradicional treditor kujton dhe e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Demokracia.com/

LIVE koncerti në Prekaz për nder të Natës së Zjarreve – Ndezja e Flakadanëve

Posted by Demokracia on E Diele, 7 Mars 2021

Të ngjashme