ShowBiz
Në prapaskenë me regjisorin që po bën dokumentar për Navalny-n
Demokracia
07:16 | 25 Prill 2022

Share:

Dokumentari i ri i CNN Films ‘Navalny’ tregon pasojat e helmimit të liderit opozitar rus Alexey Navalny, i dyshuar si i kryer nga agjentë rusë (një akuzë që Kremlini e mohon).

Regjisori Daniel Roher tregon pse është e rëndësishme për të që rusët ta shohin filmin dhe çfarë lidhje mund të ketë helmimi i Navalny-t për pushtimin e Ukrainës nga Putin.

“Aseti më i madh i Navalny, mendoj, është gatishmëria e tij për të folur për çdo gjë. Nuk kishte asgjë që ishte jashtë kufijve kur e intervistuam. Nuk kishte asgjë për të cilën nuk mund ta pyesja, që ai të mos e diskutonte. Dhe gjithçka do të shfaqet edhe në film”.

Në prapaskenë me regjisorin që po bën dokumentar për

Daniel Roher tha gjithashtu:

“Putini u zemërua për filmin dhe urdhëroi që ai të mos lejohej në asnjë faqje ruse”.

Kurse për shpresat e tij për Navalny-n tha:

“Mendoj se nëse kaloni mjaftueshëm kohë duke punuar me Navalny-n, mësoni të keni shpresë dhe optimizëm për të ardhmen, pavarësisht sa të zymta mund të jenë gjërat. Dhe ajo që shpresoj është që Alexey Navalny të jetë në gjendje të dalë një ditë nga burgu dhe të jetë në gjendje të konkurrojë në zgjedhje demokratike, të lira dhe të ndershme për presidencën ruse.”

Të ngjashme