ShowBiz
Në prag të Ramazanit, Getinjo publikon një fotografi duke falur namazin në xhami
Demokracia
13:11 | 09 Mars 2024

Share:

Reperi i njohur i estradës shqiptare, Getinjo si duket ka filluar me praktikimin e ritualeve të fesë islame, sipas një imazhi të publikuar në “InstaStory”.

Ai publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilës tregonte se po falte namazin në një xhami, derisa po kryente ritualin e faljes në sexhade.

Kjo fotografi e reperit vjen pak përpara fillimit të Ramazanit, nga ku besimtarët e fesë islame duhet të agjërojnë për një muaj; dhe siç njihet fetarisht edhe një prej pesë shtyllave të fesë.

Foto: Getinjo / Instagram

Imazhi që publikoi së fundmi Getinjo nuk është shumë për t’u habitur derisa ai edhe më herët kishte dhënë indikacione se mund të niste praktikimin e ritualeve fetare.

Ai nuk është i vetmi në estradën shqiptare që e praktikon namazin, pasi edhe shumë emra të tjerë të famshëm njihen si besimtarë të devotshëm, së paku siç është potencuar nga ata.

Të ngjashme