Sport
Në prag të ndeshjes me Lituaninë, Kosova e zhvillon stërvitjen e parë nën urdhrat e Bernard Challandesit
Demokracia
16:11 | 23 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur seancën e parë në prag të ndeshjeve që do t’i zhvillojë në muajin mars.

“Dardanët” e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes janë tubuar në kampin nacional në Hajvali, shkruan Demokracia.com.

Në këtë stërvitje mungon portieri i parë, Arijanet Muriq.

Federata e Futbollit e Kosovës bëri me dije se ka përjashtuar portierin e Willem II për arsye disiplinore.

Ndryshe, këtë muaj, Kosova përballet me Lituaninë, Suedinë dhe Spanjën. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/2836063673278803

Të ngjashme