Sport
Në prag të ndeshjes me Kosovën, Suedia nis stërvitjen në “Fadil Vokrri”
Demokracia
17:32 | 27 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Suedisë gjatë ditës së sotme ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Futbollistët sudezë kanë dalur në stadiumin “Fadil Vokrri” për të kryer stërvitje para ndeshjes me Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Në mesin e futbollistëve është edhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq.

Gjithashtu, në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” shihet një numër i madh i medieve suedeze për t’i përcjellur futbollistët e Suedisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/775665363054450

Të ngjashme