Sport
Në postimin për futbollistët e ftuar, Spanja injoron totalisht Kosovën
Demokracia
16:20 | 15 Mars 2021

Share:

Federata e Futbollit të Spanjës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës.

Më 31 mars, Kosova do të jetë mysafire e Spanjës në Sevilla në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës, shkruan Demokracia.com.

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, derisa ditë më parë njoftoi se nuk do t’i vendosë simbolet e shtetit tonë.

Por, në fund u dorëzua dhe në bazë të rregullave, do ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja në njoftimin për listën e futbollistëve të ftuar, ka injoruar totalisht Kosovën, duke mos e përmendur fare në postimin e tyre në “Twitter”. /Demokracia.com

Të ngjashme