Sport
Në pesë ndeshjet e fundit Armenia pa fitore, në “Fadil Vokrri” dëshiron ta thyej këtë seri
Demokracia
09:48 | 16 Nëntor 2022

Share:

Sonte nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Armeninë në një sfidë miqësore që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com.

Për dallim nga herët e kaluara, këtë herë lista ndryshon shume dhe ky takim do t’i vlejë shumë trajnerit Alian Giresse për të parë formën e disa lojtarëve të rinj dhe sa ata mund të kontribuojnë në të ardhmen në fanellën dardane.

Në anën tjetër Armenia po kalon një fazë të keqe, ajo në pesë ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore madje duke pësuar humbje bukur të thella si ajo me Ukrainën 5:0 dhe me Skocinë 4:1. Armenët në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kanë udhëtuar me synime për të marrë fitore dhe ta thyejnë këtë seri të keqe. /Demokracia.com

Të ngjashme