ShowBiz
Në përvjetorin e 27-të të lindjes, Dua Lipa vjen me poza të tjera provokuese
Demokracia
13:53 | 22 Gusht 2022

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, feston sot (e hënë) ditëlindjen.

E lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, ajo ka mbushur plot 27 vite jetë.

Në vitin 2008, familja e saj është zhvendosur në Kosovë pas pavarësisë së vendit, por në moshën 15-vjeçare, Dua vendosi të kthehet në Londër dhe jetonte me miqtë e saj.

Dhe tani ylli ka korrë suksese të shumta në tregun ndërkombëtar, me projekte e bashkëpunime që kanë shënuar arritje të mëdha.

Derisa ndodhet në kulmin e karrierës, zeshkania thekson se është e lumtur për gjithë këto vite.

“27 ndjehet sikur parajsë. Faleminderit për urimet e ditëlindjes”, ka shkruar ajo në postimin e fundit.

Bëhet fjalë për disa fotografi të reja për të shënuar këtë ditëlindje, ku shfaqet e mrekullueshme me bikini duke vënë në pah linjat trupore.

Krijuesja e hitit “Levitating” këtë kohë ka qenë duke qëndruar në trojet shqiptare për shkak të “Sunny Hill”.

Të ngjashme