Para 23 vitesh NATO nisi sulmet kundër Serbisë si kundërpërgjigje për të ndaluar gjenocidin në Kosovë.
E pikërisht kur më 24 mars, kur kjo datë lidhet edhe me fillimin e ndërhyrjes së NATO-s, Aleanca Veriatlantike do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm.
Këtu do të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
Në këtë samit të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Joe Biden do të “diskutojë përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin dhe mbrojtjen në përgjigje të sulmit të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për të riafirmuar angazhimin e hekurt ndaj aleatëve tanë të NATO-s”, njoftoi sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan do të marrë pjesë edhe në samitin e Këshillit Evropian, të planifikuar për 24-25 mars.