OpEd
NË PËRBALLJE FITIMTARE
Demokracia
07:59 | 08 Prill 2025

Share:

Shkruan: Ismail Syla

1.

Sot, bëhen 9 vjet që nga dita kur lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministri i Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, u inaugurua solemnisht president i Republikës së Kosovës në sheshin “Skëndrrbeu” në Prishtinë.

Zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit në Kuvendin e Kosovës më 26 shkurt 2016, në ceremoninë e lartë shtetërore të 8 prillit 2016, simbolikisht sintetizoi rrugën e tij politike të ngjeshur: nga lufta çlirimtare në përfaqësimin më të lartë kushtetues

Në këtë mision të lartë institucional Hashim Thaçi mishëronte burrështetasin që mund të sillte stabilitet kombëtar, përfaqësim të fuqishëm ndërkombëtar dhe lidership në përballje me Serbinë në procesin e dialogut.

Në fjalimin e inaugurimit, presidenti Thaçi theksoi:

“Unë do të jem president i të gjithë qytetarëve, i unitetit, i kushtetutshmërisë dhe i dinjitetit shtetëror.”

2.

Kur më 5 nëntor 2020, Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë shpalli fletarrestin, Hashim Thaçi nuk priti presion ndërkombëtar. Ai dërgoi një mesazh të qartë institucional dhe moral:

“Për të mbrojtur integritetin e presidencës dhe për të ruajtur dinjitetin e popullit dhe shtetit të Kosovës, jap dorëheqje.”

Nga njëra anë, dorëzimi vullnetar i tij nuk ishte akt nënshtrimi, por një vazhdim i kulturës së lirisë me mjete të tjera: duke i besuar shtetit që e ndihmoi të krijojë dhe drejtësisë ndërkombëtare, që ai e kishte përkrahur në parim.

Por, nga ana tjetër, ky akt shpërfaq paradoksin thelbësor të burgosjrs së Hashim Thaçit.

Gjykata Speciale, që gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së, është kontestuar gjerësisht në opinionin publik kosovar, për shkak të karakterit të njëanshëm dhe mungesës së denoncimit dhe gjykimit të krimeve shtetërore serbe.

Si mundet një njeri që ndihmoi në çlirimin dhe themelimin e një shteti, të përfundojë në burg, nën akuzë për krime gjatë luftë?

Ky veprim përmban një nga paradokset më të thella në Kosovën e pasluftës, por edhe qëndrimiin ofendues dhe të njëanshëm të botës demokratike.

Ata që ishin agresorë, sot janë sërish në pushtet në Serbi.

Ata që ishin çlirimtarë, sot janë në burg, në Hagë.

Në parim drejtësinë nuk e konteston askush. Por drejtësia e selektuar nuk sjell gjykim të drejtë, as satisfaksion, as pajtim. Ajo sjell dhembje të reja dhe thyerje simbolike të dinjitetit kolektiv.

3.

Pavarësisht akuzave, Hashim Thaçi nuk është i braktisur nga historia. Ai mbetet një figurë që përfaqëson një brez të tërë të lëvizjes kombëtare shqiptare. Qëndrimi i tij në Hagë është dëshmi e gatishmërisë për të mbrojtur jo vetëm veten, por dhe parimet mbi të cilat ai ndërtoi jetën politike.

Thaçi nuk u rrëzua nga pushteti me dhunë apo me grusht shteti. Ai doli vetë nga zyra presidenciale për të hyrë në një dhomë burgu, ku historia, drejtësia dhe fati po përplasen rreptë. Nuk u arrestua, u dorëzua. Nuk u mposht, por qëndron.

Në Hagë, Kosova po përballet me dilemën se si ta ruajë të vërtetën e luftës, ndërsa përqafon “drejtësinë ndërkombëtare”.

Më 5 nëntor 2020, Kosova nuk humbi thjesht një president.

Hashim Thaçi është më shumë se një emër Ai është një udhëtim i gjallë i një kombi që luftoi për ekzistencë, krijoi shtet dhe tani, për katër vjet e gjysmë, po përballet me Gjykatën Speciale në Hagë.

E, sips logjikës dhe trajektores së arritjeve të tij historike, ai, Hashim Thaçi, gjithmonë del fitimtar.

Të ngjashme
OpEd • 11 Prill 2025