Sipas të dhënave të Cesid dhe Ipsos, në mostrën prej 88.8 për qind, në parlament po hyjnë 12 lista zgjedhore, transmeton televizioni publik serb RTS.
Më së shumti vota ka fituar lista e Aleksandar Vuçiqit – Së bashku mund të bëjmë gjithçka – 42,9 për qind (121 vende), Marinika Tepiq – Të bashkuar për fitoren e Serbisë – 13,5 për qind (38 vende), Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë – 11,4 për qind ( 32 mandate), Dr. Millosh Jovanoviq – Shpresa për Serbinë – 5,4 për qind (15 mandate), Ne duhet – 4,6 për qind (12 mandate), Boshko Obradoviq – Lëvizja Serbe “Dveri” – POKS – 3,9 për qind (10 mandate), Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – Partia Serbe Mbrojtësit – 3,8 për qind (10 vende).
Ndër partitë e pakicës që hyjnë në parlament, siç shkruan Paparaci janë:Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës – Ishtvan Pastor – 1,6 për qind (5 vende), Trashëgimia e Myftiut – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – 1 për qind (3 vende), Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinasit – 0,7 për qind (2 mandat), SDA Sanxhak – Dr. Sulejman Ugljanin – 0,5 për qind (1 mandat) dhe Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës – 0,3 për qind (1 mandat).