Lajme
“Në opozitë me sindikatat, në qeverisje shtypës të tyre”: Opozita reagon për largimin e kryesindikalistit të minatorëve
Demokracia
21:28 | 30 Tetor 2023

Share:

Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” e ka suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë të tjerë dhe një minator.

Sipas arsyetimit të vendimit, ata kanë keqpërdorur të drejtën e grevës, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, Gani Osmani, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit..

Nga data 24.10.2023 kanë keqpërdorur të drejtën në grevë duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet tutje në njoftim.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar partitë opozitare kosovare, duke e kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e drejtuar nga ai.

Reagimet e opozitës parlamentare

Pas vendimit për largimin e përkohshëm nga puna të Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Çitaku e quajti “vendim jo vetëm të padrejtë” por tha se “shpërfaq brualisht hipokrizinë e partisë shtet” referuar partisë Vetëvendosje.

“Ndërmarrja Trepça paska marrë vendim që të largojë përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë. Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet”, ka shkruar Çitaku.

“Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenjë të tyre”, ka shkruar ajo tutje.

Të ngjashme