ShowBiz
“Ne nuk e njohim tradhtinë”, moderatori i njohur ironizon Donaldin me fjalët e Borës
Demokracia
09:38 | 21 Qershor 2022

Share:

Një deklaratë që Donald Veshaj gjatë një interviste me Ori Nebijaj për moderatorin Flori Gjini, ka sjellë reagimin e këtij të fundit. Duke folur për emisionin e ri, Ori tha se ende nuk ka marrë një konfirmim nga miku i saj për të bashkëprezantuar.

“Pse u shua bota për meshkuj që nuk ta ka konfirmuar akoma ai?”, tha Donaldi por mesa duket kjo batutë nuk i ka pëlqyer Florit. Së fundmi, ai ka postuar një video në rrjete scoiale, ku shfaqet me një varëse në qafë ndërsa thumbon drejtpërdrejt aktorin e humorit.

“Në këto 24 orë kam pasur shumë mesazhe dhe shumë më kanë pyetur për përgjigjen që duhet t’i japë Orit për ‘Pushime on top”. Është e vërtetë nuk është shuar bota, por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe në këto 5 vite dhe ne nuk e njohim tradhtinë me thënë të vërtetën.

Kështu që për të gjithë ju që më keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, thotë ai teksa videon e mbyll duke treguar një medalion që mbante në qafë e duke u shprehur me fjalët “përgjigjen time e dini tashmë”. Kjo video na kujton momentin ku Bora Zemani komentoi afrimitetin mes Semit dhe Donaldit.

Bora postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte: “Unë e dua shumë Semin dhe e njoh shumë mirë. Ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime. Ndërsa sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen”, duke treguar varësen që Donaldi i dhuroi në përvjetorin e lidhjes.

Të ngjashme