Lajme
“Në një shtet ku Rozeta Hajdari e bën ligjin, e s’ka përgjegjësi, është dëshmi se sa jo demokratik është ai vend”
Demokracia
18:53 | 28 Korrik 2023

Share:

Drejtori i IKD Ehat Mifataraj, ka shkruar në lidhje me refuzimin e ankesës së Klan Kosovës nga MINT. Sipas tij, në një vend ku Rozeta Hajdari e bën ligjin e s’mban përgjegjësi as juridike e as politike, tregon se në çfarë nivele është demokracia dhe sundimi i ligjit në Kosovë.

Mitaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se IKD në vazhdimësi misionin e saj për shtet ligjor, sundim të ligjit dhe sistem prokurorial të pavarur e ka parë si qëllim ku garantohet siguria juridike dhe barazia para ligjit.

Postimi i plotë:

IKD në vazhdimësi misionin e saj për shtet ligjor, sundim të ligjit dhe sistem prokurorial të pavarur e ka parë si qëllim ku garantohet siguria juridike dhe barazia para ligjit.

Kur këto mungojnë lulëzon korrupsioni, individet janë vet shteti, drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë pastaj janë vetëm një copë letër dhe sa të pavlera janë këto garancione.

Në një shtet ku Rozeta Hajdari e bën ligjin dhe ska përgjegjësi ligjore dhe politike është dëshmi se sa jo demokratik dhe se sa në nivel të ultë është sundimi i ligjit në Kosovë.

Të ngjashme