ShowBiz
Në një intervistë ndryshe, 10 gjëra që si dinim më parë për Shkurte Fejzën
Demokracia
09:56 | 25 Prill 2022

Share:

Shkurte Fejza është padyshim një ndër artistet më të dashura të muzikës popullore në trojet ku flitet shqip. Mirëpo për jetën e saj pas kamerave, pasionet, dëshirat, dimë shumë pak.

Në një intervistë përballë Xheraldina Vulës zbuluam disa detaje shumë interesante rreth artistes duke njohur kështu më shumë karakterin e saj.

Sporti i saj i preferuar dhe që e ka luajtur shpesh është volejbolli.

Ushqimi i saj i preferuar që ndoshta shumë njerëz nuk e duan janë fasulet.

Ngjarja më e rëndësishme e këtij viti për Shkurten është ardhja në jetë e nipit të saj.

Koha e ditës që artistes i pëlqen më shumë është mëngjesi.

Fejza do të fliste para një paneli profesionistësh pa u përgatit fare për përvojën e saj me këngën dhe eksperiencat me njerëzit.

Makina e saj e ëndrrave është Merecdes.

Rekomandimi që këngëtarja u jep njerëzve që takon është që ti marrin gjërat shtruar. Nëse kanë shëndetin, çdo gjë tjetër zgjidhet.

Libri “Afërdita përsëri në fshat” është ai i cili ka pasur më së shumti ndikim te Shkurta pasi gjente veten.

Dhe ëndrra e saj më e madhe është lumturia e fëmijëve dhe një Kosovë akoma më e mirë në çdo aspekt.

Të ngjashme