Sport
Në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Real Madridit u thyen tetë rekorde
Demokracia
20:02 | 22 Shkurt 2023

Share:

Lojtarët e Liverpoolit dhe Real Madridit bënë një paraqitje fenomenale në futboll të martën në mbrëmje në takimin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe në fund ekipi spanjoll fitoi 2:5 pas një përmbysje të madhe.

Përveç shtatë golave të shënuar në 90 minuta lojë, në ballafaqimin e zhvilluar në stadiumin “Anfield Road” u thyen plot tetë rekord, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Ajo që është interesante është se shumica e rekordeve i përkasin Liverpoolit, e një prej tyre ka të bëjë me futbollistin 18-vjeçar, Stefan Bajqetiq.

Pikërisht, mesfushori e ka nisur ndeshjen që në minutën e parë, duke u bërë kështu titullari më i ri për “Reds” në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, sulmuesi i Liverpoolit, Darëin Nunez, shënoi në minutën e katërt, që është goli më i shpejtë i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Ndër golashënuesit ishte Mohamed Salah, i cili shënoi golin e minutës së 44-të, duke barazuar Didier Drogban, i cili deri në këtë ndeshje mbante titullin e golashënuesit më të mirë afrikan në këtë kompeticion.

Megjithatë, nuk është i vetmi rekord që është vepër e futbollistit egjiptian. Përkatësisht, Salah u bë futbollisti i parë i ndonjë klubi anglez, i cili shënoi gol dhe asistoi në tetë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Kishte edhe nga rekordet negative. Me këtë disfatë, Liverpool u bë klubi i parë ndonjëherë në kompeticionin më elitar evropian, i cili kryesoi me 2:0 dhe më pas humbi me tre gola diferencë.

Gjithashtu, ndeshja e mbrëmshme në shtëpi do të mbahet mend gjatë, pasi është ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve në Anfield në të cilën Liverpool ka pësuar katër e më shumë gola.

Vinicius Junior, i cili u bë futbollisti më i ri që shënoi dy gola në Anfield që nga Johan Cruyff, i cili arriti ta bëjë këtë në dhjetor 1966.

Me gjithë këtë, Real Madridi u bë klubi i parë në Ligën e Kampionëve, i cili shënoi pesë gola në një ndeshje dhe pati më pak se 10 goditje në ndeshje./Demokracia.com/

Të ngjashme