Lajme
Në natën e Vitit të Ri, një pjesë e Gjilanit mbetet pa rrymë
Demokracia
18:52 | 31 Dhjetor 2023

Share:

“Furnizim me energji të vazhdueshme e të përballueshme”. Ky ishte një nga premtimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e vitit 2021.

Pasi Kurti mori në dorë timonin e Qeverisë, Kosova pësoi rritje të çmimit të energjisë elektrike për 115%. Po ashtu, dy eksponentët kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, i cili ishte vendosur në krye të KEK-ut dhe Martin Berishaj filluan të hetohen për lidhje me mafianë energjetike, shkruan Demokracia.com.

Sonte, në natën e Vitit të Ri, qyteti i Gjilanit ka mbetur pa energji elektrike. Qytetarë të shumtë kanë shkruar tek Demokracia.com, duke treguar për këtë problem.

“S’kemi rrymë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më herët, pos në mandatin e kryeministrit Kurti që pothuajse vazhdimisht në natën e Vitit të Ri ndalet rryma në Gjilan. Tani e disa javë, kohë pas kohe ndalet rryma, por edhe kur ka, shumicën e kohës funksionon vetëm njëra fazë”, i ka thënë një qytetar i revoltuar mediumit Demokracia.com.

Ndryshe, ditë më parë u premtua që rryma nuk do të ndalet për natën e Vitit të Ri.

Të ngjashme