Lajme
Në Moskë ngriten flamuj serbë dhe mesazhe si “kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Demokracia
12:40 | 20 Gusht 2023

Share:

Mesazhe me flamujt e Serbisë dhe Rusisë u shfaqën në ndërtesën e një prej shtëpive kryesore mediatike ruse, Rusia Sevodnja, dhe disa të tjera në qendër të Moskës.

Në flamuj është mbishkrimi “Rusët dhe serbët vëllezër përgjithmonë”, si dhe grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, raportojnë mediat serbe.

Përveç Moskës, këto mesazhe u shfaqën edhe në Shën Petersburg, Jekaterinburg dhe tre qytete të tjera.

Aksione të ngjashme u kryen edhe në fillim të vitit, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur në Moskë u organizua një protestë para Ambasadës së Serbisë.

Në atë kohë, protestuesit mbanin pankarta ku thuhej “NATO është vrasësi i botës sllave”, “Kosova është Serbi” dhe “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”.

Të ngjashme