Në Medovinë të Cetinjes në Mal të Zi, janë vrarë 11 persona dhe gjashtë tjerë janë plagosur – e në mesin e të plagosurve është edhe një zyrtar policor.
Këtë e ka konfirmuar për transmetuesin publik të Malit të Zi, drejtori i policisë në Cetinjë.
Ndërkohë është bërë e ditur se edhe autori i këtij sulmi vdekjeprurës, dhe tani pritet të konfirmohet nëse është vrarë nga policia gjatë konfrontimit me ta apo një bashkëqytetar.
Gjykatësja Andrijana Nastiq ka bërë të ditur për Vijesti, se janë vrarë dy fëmijë, e dyshimet e para çojnë në atë se ai është vrarë nga një bashkëqytetar, e jo policia siç është raportuar në fillim.