ShowBiz
Në mes të thashethemeve për ndarjen, Dua Lipa i rikthehet dashurisë së vjetër
Demokracia
07:58 | 17 Dhjetor 2021

Share:

Dua Lipa dukej sensacionale teksa pozoi për disa fotografi mahnitëse që ndau në Instagram në prag të fundvitit. Këngëtarja 26-vjeçare dukej mbresëlënëse me një bluzë të zezë transparente veshur me një palë pantallona të ngjashme.

Ylli i muzikës ra në sy për ndryshimin që kishte bërë në pamje. Ajo debutoi me stilin bob, që do të jetë një nga trendet më të mëdha për 2022. Nuk është hera e parë që e shohim me këtë stil. Në 2018 u shfaq në evente me flokë të shkurtër.

Sa i përket muzikës, së fundmi u zbulua se kënga e Duas, Levitating, ishte kënga më e mirë e Billboard në listën e Hot 100 për vitin 2021. Duke folur për këtë arritje, Dua u shpreh se ishte e befasuar nga suksesi i këngës. Ajo shkroi: “’Levitating’ e bëri gjënë e saj në Billboard dhe është absolutisht surreale”

Të ngjashme