Lajme
Në Merdarë vendoset deklarata ku Serbia tregon se nuk e njeh shtetin e Kosovës
Demokracia
11:36 | 31 Gusht 2022

Share:

Në vendkalimin kufitar në Merdarë mëngjesin e sotëm, Serbia ka vendosur të ashtuquajturat letrat mohuese pas marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për dokumentet.

Njoftimet siç raporton Euronews janë dygjuhëshe, në gjuhën serbe dhe angleze, dhe kanë përmasa 50×70 cm.

Aty thuhet se mundësia e përdorimit të kartave të identitetit të Kosovës është bërë ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, dhe se nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova) bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e individëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes, të arritur në Dialogun e vitit 2011. Nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në këtë letër të vendosur.

Njoftime të tilla thuhet se janë vendosur në gjitha pikat kufitare që çojnë në Serbi nga Kosova.

Të ngjashme