Lajme
“Në mënyrë karakteristike”| Besnik Bislimi bën intervistë për një media greke, ‘fryhet’ që doli në gazetë
Demokracia
11:41 | 05 Mars 2023

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Athinë ku edhe e ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”.

Bislimi avokoi edhe pse Greqia duhej ta njihte Kosovën, duke përmendur momentin e krijuar pas pajtimit për propozimin evropian.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor.” – thuhet të ketë thënë Bislimi “në mënyrë karakteristike”. Se çka nënkupton me karakteristike gazeta, nuk është lënë të kuptohet.

Për fat të keq, në versionin e përkthyer nga ana e Zyrës së Kryeministrit nuk ka dhënë citim tjetër të Besnik Bislimi.

“Për Kosovën kusht i domosdoshëm është normalizimi i plotë përmes njohjes reciproke, ndërsa për Serbinë kusht vendimtar është që Prishtina të pranojë të krijojë një Asociacion komunash, të banuara kryesisht nga serbët, që do t’u japë serbëve një shkallë autonomie”, thuhet më tej nga gazeta greke.

Gazetarja greke që e ka kryer intervistën, Aleksandra Voudouri, shprehet që Bislimi ka thënë se Kosova nuk do t’i shmangë përgjegjësitë e saj dhe do të sigurojë që të gjitha pakicat në Kosovë të jenë të sigurta, “por nuk specifikoi se si do të arrihet zbatimi i kësaj çështjeje të dobishme.”

Të ngjashme