Sport
Në Melburn sikur në burg: Tenistët nuk lejohen të dalin nga dhoma
Demokracia
11:51 | 18 Janar 2021

Share:

Kaosi i plotë po mbretëron para turneut të njohur Grand Slam – Australian Open.

Për shkak të rregulloreve jashtëzakonisht të rrepta të qeverisë lokale në lidhje me pandeminë koronavirus, deri tash 72 tenistë janë  detyruan të futen në  karantinë të rreptë, transmeton Demokracia.com.

Për shkak të paraqitjes së reja të rasteve të infektuara në dy fluturime të ndara, shumë sportistë në Melburn janë dënuar pothuaj me burg dhe nuk mund të largohen nga dhomat e hotelit ose të stërviten për dy javët e ardhshme.

Disa prej tyre madje u kritikuan për hapjen e dyerve të dhomave për të komunikuar me të tjerët në korridoret e hoteleve.

Tenistja nga Kazakistani  Julia Putintseva ka postuar një video ku shihet duke u stërvitur në dhomën e saj.

Ajo mori raketë dhe e goditi topin për muri të dhomës. Ajo nuk është e vetmja, pasi edhe Pablo Cuevas e Denis Shapovalov vendosën për një metodë të ngjashme të stërvitjeve.

Australian Open është në program nga 8 deri më 21 Shkurt. /Demokracia.com

Të ngjashme