Lajme
“Në mbrojtje të tri shkronjave të arta – UÇK” | Udhëheqësi i “Torcidës” fton qytetarët të marrin pjesë në protestën “Marshojmë për Drejtësi”
Demokracia
21:00 | 21 Mars 2023

Share:

Shefqet Begu  i njohur si Qeti, themelues dhe udhëheqës i grupit të tifozëve mitrovicas, “Torcida”, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që më 2 prill të marrin pjesë në marshin gjithëpopullor për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, të organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”.

“Bashkohu edhe ti në mbrojte të vlerave të luftës çlirimtare dhe mbrojtjes të tri shkronjave të arta UÇK. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë, janë çlirimtarët tanë, janë simbol i luftës së pastër të UÇK-së, dhe ne e kemi për obligim që ta mbrojmë me përkushtim këtë të vërtetë historike derisa drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme