ShowBiz
Në mbështetje të Taylor, Gigi Hadid ka vendosur të mbajë distancë nga Blake Lively
Demokracia
15:49 | 16 Maj 2025

Share:

Thuhet se Gigi Hadid se po distancohet nga Blake Lively mes përkeqësimit të miqësisë së aktores me Taylor Swift.

“Gigi ndihet keq që mikesha e saj e ngushtë po përfshihet në këtë dramë ligjore,” tha një burim për People të enjten, pasi Swift u thirr si dëshmitare në përplasjen ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni.

Në mbështetje të Taylor! Gigi Hadid ka vendosur të

Një tjetër burim shtoi:

“Gigi është më e afërt me Taylor dhe pa dyshim që po mban anën e saj në këtë dramë. Gigi nuk dëshiron të përfshihet në këtë situatë të ndërlikuar, por është më e afërt me Taylor dhe është distancuar nga Blake — megjithatë ende e konsideron një mike.”

Në mbështetje të Taylor! Gigi Hadid ka vendosur të

Beteja ligjore mes Blake dhe Justin ka përfshirë tanimë edhe persona të tjerë, si bashkëshortin e Blake, Ryan Reynolds dhe miken e saj, Taylor Swift. Pretendohet se Blake i kërkoi kësaj të fundit që të “fshinte mesazhet e tyre” dhe madje, të bënte edhe një “deklaratë ku shprehte mbështetjen e saj”, pretendime të bëra nga avokati i Justin Baldoni.

Avokatët e aktores e mohuan fuqishëm këtë pretendim dhe më vonë gjykatësi vendosi që pretendimet e ekipit të Baldoni-t nuk janë të pranueshme në gjykatë.

Statusi i miqësisë mes Lively dhe Hadid u vendos në pikëpyetje për herë të parë pasi Blake mungoi në festën e ditëlindjes së 30-të të modeles muajin e kaluar, ku morën pjesë shumë yje. Page Six konfirmoi se Tay ishte e pranishme, edhe pse nuk kishte foto të saj nga eventi.

Në mbështetje të Taylor! Gigi Hadid ka vendosur të

Në dhjetor 2024, Lively paditi Baldoni, 41 vjeç, duke e akuzuar se e ngacmoi seksualisht në xhirimet e filmit të tyre dhe më pas organizoi një fushatë shpifjeje kundër saj, akuza të cilat ai i mohoi.

Muajin pasues, Justin Baldoni ngriti një padi për shpifje dhe shantazh me vlerë 400 milionë dollarë kundër Blake Lively, Ryan Reynolds dhe publicistes së aktores, Leslie Sloane.

Gjykimi i tyre pritet të fillojë në mars 2026.

Të ngjashme