Lajme
Në Mal të Zi po afrohet heshtja zgjedhore: Kush ka më shumë shanse ta mposht Gjukanoviqin – Mandiq apo Milatoviq?
Demokracia
19:49 | 17 Mars 2023

Share:

Në mesnatë në Mal të Zi fillon heshtja zgjedhore dhe pyetja kryesore është se kush do të kalojë në raundin e dytë, përkrah Milo Gjukanoviqit.

Më së shumti shanse për këtë kanë Andrija Mandiq dhe Jakov Milatoviq. Historiani Bogdan Zhivkoviq beson se Jakov Milatoviq mund të ketë një shans më të mirë për të fituar ndaj kreut të DPS më 2 prill, transmeton Demokracia.com.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpërndau Kuvendin pasi nuk u formua qeveria e re brenda afatit të caktuar, ku mandatar ishte Miodrag Lekiq.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit. Para kësaj, të dielën, më 19 mars, qytetarët e Malit të Zi do ta zgjedhin presidentin në garë me shtatë kandidatë.

Në fletën e votimit para qytetarëve të Malit të Zi do të jetë një ndikues pa përvojë politike, presidenti aktual me 30 vjet përvojë në pushtet, disa kundërshtarë të tij dhe një kandidate femër.

Hulumtimet tregojnë se asnjëri prej tyre nuk do të fitojë më shumë se 50 për qind të votave pasnesër.

Historiani Bogdan Zhivkoviq beson se këto janë zgjedhjet më të pasigurta në dhjetë vitet e fundit dhe se është e sigurt se do të ketë një raund të dytë, ku kandidati më i fortë do të jetë Milo Gjukanoviq.

Ecuria e fushatës, ideologjia e kandidatit dhe opinioni publik sugjerojnë se në raundin e dytë do të jenë edhe Andrija Mandiq apo Jakov Milatoviq, thekson Zhivkoviq.

Ai gjithashtu beson se çështja e formimit të qeverisë dhe mosmarrëveshjet e partive që kundërshtuan DPS-në i dhanë Gjukanoviqit një arsye për të kandiduar dhe se ai ka një shans për të fituar, gjë që e bën atë të qetë. /Demokracia.com/

Të ngjashme