Lajme
Në LVV pa qëndrim unik për planin franko-gjerman| Konjufca ndryshe nga Bislimi, thotë se Serbia e njeh de facto Kosovën
Demokracia
21:03 | 01 Nëntor 2022

Share:

Sikurse presidentja Vjosa Osmani, edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca është i informuar për propozimin franko-gjerman. Të dy janë këshilluar nga aleatët për konfidencialitet maksimal për këtë temë, por Konjufca zbuloi një detaj interesant për T7.

Ky është më i hapur për komente rreth kritikave të Departamentit të Shtetit ndaj Qeverisë së Kosovës, lidhur me zbatimin e vendimit për targat.

Sipas kryeparlamentarit Konjufca, miqtë ndërkombëtarë po binden se situata është nën kontroll, pavarësisht se e përsëritën disa herë se janë të zhgënjyer nga ekzekutivi në Prishtinë.

Nëpërmjet një komunikate për media, Lista Serbe paralajmëroi kryeministrin Albin Kurti se pas gjobës së parë që do jepet për targat, do përballet me rezistencë të ashpër.

Ndonëse s’beson në një gjë të tillë, Glauk Konjufca e ka një thirrje për institucionet e vendit.

Nga mesnata ka filluar masa e qortimit të ngasësve të makinave me targat të konsideruara ilegale nga Qeveria e Kosovës.

Mirëpo, qëndrim të njëjtë nuk ka bashkëpartiaku i Konjufcës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Ai ka thënë se plani franko-gjerman më shumë shkon në favor të Serbisë, pa dhënë detaje tjera se çfarë përmban ai. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme