Arte
Në Liverpool mbahet koncerti i parë pa masa Covid, maska apo distancë sociale (VIDEO)
Demokracia
17:29 | 04 Maj 2021

Share:

Rreth 3,000 njerëz morën pjesë në natën e parë në një klub pa kufizime të Covid që nga fillimi i pandemisë në Britani.

Kjo party që u mbajt në një depo të Liverpool, ishte pa distance sociale, pa maska ose çfarëdo masa tjera, transmeton Demokracia.com

E vetmja gjë që kërkohej për të qenë pjesë e ndejës ishte një test negative i bërë një ditë më parë.

Video nga ndeja First Dance, e shpërndarë në mediat sociale nga organizatorët Circus, tregon pjesëmarrësit pa maska ​​duke kërcyer me muzikë nga DJ Jayda G dhe The Blessed Madonna, si dhe skena emocionale nga një industri që është goditur veçanërisht rëndë nga Covid.

Ngjarja ishte pjesë e një piloti dy-ditor ku mijëra kluberë të tjerë të marrin pjesë në shfaqje tjetër për të ndihmuar në monitorimin e përhapjes së virusit midis turmave që përzihen dhe vallëzojnë.

Të pranishmit do të testohen për herë të dytë pesë ditë pas natës, për të përcaktuar shkallën e infeksionit./Demokracia.com/

Të ngjashme