Në Krushë të Madhe sot është shënuar dita e gjenocidit serb kundër popullit shqiptar. Derisa në kompleksin memorial të këtij fshati u bënë homazhe u kërkua që kryesit e gjenocidit ndaj qytetarëve të Kosovës të vihen para drejtësisë.
Edhe në këtë ditë u quajt e padrejtë dhe paradoksale që çlirimtarët e Kosovës të jenë në burgjet e Hagës, kurse kriminelët serbe të lëvizin të lirë.
Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës, Albulena Balaj tha se sot kur por shënohet dita e gjenocidit derisa në burgje e Hagës po qëndrojnë çlirimtarët të cilët vendit ia dhanë lirinë.
“Sot kur po shënohet dita e gjenocidit kriminelët që e kanë bërë këtë gjenocid janë të lirë dhe po shëtisin lirshëm. Sot kur po shënohet kjo ditë ka ende edhe këtu edhe jashtë që mendojnë që UÇK ka qenë ndërmarrje kriminale e që për ne dhe të gjithë do të duhej të ishte ushtria e lavdishme dhe më e mira dhe mbi të gjitha ushtria e cila na çliroi bashkë me ndërkombëtar dhe sot tyre jemi këtu”, tha ajo.
Kurse, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u shpreh se nga Krusha e Madhe po kujtojnë të rënët e 10 masakrave në këtë komunë por edhe në gjithë Kosovën, gjithashtu po kërkojnë edhe përgjegjësit e këtij gjenocidi që të vihen para drejtësisë.
“Është paradoksale dhe do ta cilësojmë si padrejtësi të shekullit që ne vazhdojmë të ballafaqohemi me padrejtësi kur është ngritur një Gjykatës Speciale për krime lufte për ti hetua e gjykuar mbase edhe mbase sipas synimeve të Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara për t’i dënuar ata qe u ngritën në këmbë dhe luftuan për lirin e vendit tonë”, theksoi Latifi.
Përfaqësuesi i Krushës së Madhe, Selami Hoti tha se sot po përkujtojnë të gjithë të rënët në masakrat e komunës së Rahovecit. Hoti kërkoi qe të punohet më shumë dhe para drejtësisë të vihen kriminelët që kanë kryer këto krime, por shprehu pakënaqësi për punën e gjyqësorit që po bënë karshi dënimeve të kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë.
“Kërkojmë nga të gjitha instancat politike jo vetëm të Kosovës por mbarë kombit shqiptar të bëhen bashkë dhe të punojnë e t’i lënë anash inatet politike me një qëllim të mirë që njëherë e përgjithmonë jo vetëm që të mbyllet kjo plagë e rëndë e të pagjeturve sikurse është rasti i Ukshin Hotit e Fahri Hotit por të punohet dhe gjithë kjo çështjen para gjyqit dhe para drejtësisë t’i vendosë kriminelët të cilët vazhdojnë të jetojnë të lirë.” tha Hoti
Derisa kërkoi që t’i bëhet më shumë presioni shtetit serbe që të tregoj për fatin e të pagjeturve ai tha se në Krushë të Madhe janë edhe 64 të pagjetur.
Kujtojmë se sot po shënohet dita e gjenocidit serb në Kosovë poashtu edhe 22 vjetori i masakrës së Raçakut./Demokracia.com