Lajme
Në Kroaci nafta dhe benzina më lirë se në Kosovë
Demokracia
10:51 | 08 Qershor 2022

Share:

Nga sot, çmimet e benzinës dhe naftës në Kroaci janë pak më të ulëta, ndonëse javën e kaluar u paralajmërua se mund të arrinin deri në gati 16 kuna (rreth 2.10 euro për litër).

Megjithatë, në një mbledhje të qeverisë të hënën u morën vendime për ta mbajtur çmimin e karburanteve në nivele të ngjashme me javën e kaluar.

Qeveria kroate ka vendosur gjithashtu që çmimet e karburanteve të mos ndryshojnë më çdo të martë, por çdo dy javë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Deri më tani, benzina kushtonte 13,86 kuna për litër (rreth 1.90 euro), ndërsa nga sot është 13,50 (rreth 1.80 euro), ndërsa nafta nga 13,14 kuna (rreth 1.75 euro) për litër do të bie në 13,08 kuna për litër (rreth 1.70 euro). Këto çmime do të jenë të vlefshme deri më 21 qershor.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zdravko Mariq tha se masat e qeverisë për uljen e akcizës për benzinën dhe naftën kontribuan në parandalimin e rritjes së mëtejshme të çmimeve të derivateve këtë javë.

Ndërkohë në Kosovë, çmimet e benzinës dhe naftës kanë prekur rekorde. Sot, një litër benzinë kushton 1.84 euro, ndërsa një litër naftë 1.82 euro.

LEXO EDHE: 

“Çmenden” çmimet e derivateve në Kosovë, edhe sot u shtrenjtua nafta dhe benzina

Të ngjashme