Lajme
Në Kosovë fëmijët përballen me forma të ndryshme të diskriminimit
Demokracia
12:27 | 05 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Fëmijët në Kosovë, vazhdojnë të diskriminohen edhe përkundër ligjit i cili parasheh mbrojtjen e tyre.

Përkundër që viteve të fundit në Kosovë ka filluar së zbatuari ligji për mbrojtjen e fëmijëve, ende një numër i tyre vazhdon të përballet me diskriminim.

Bukureza  Surdulli nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, tha se në Kosovë fëmijët përballen me forma të ndryshme të diskriminimit, sidomos ata nga grupet e cenueshme.

“Për fat të keq në Kosovë ende fëmijët diskriminohen në forma të ndryshme sidomos ata që vinë nga grupet e cenueshme. E kjo situatë vazhdon të jetë e njëjtë  edhe pse në Kosovë fëmijët e kanë ligjin për mbrojtjen e fëmijëve e cili ka hyrë në fuqi viteve të fundit”, ka thënë Surdulli

Fëmijët të cilët  përjetojnë diskriminim gjatë jetës se tyre ata përballën me vështirësi që lidhën me çrregullimin e sjelljeve sociale. Kështu tha në një përgjigje për Radio Kosovën, psikologu klinik Visar Sadiku.

“Fëmijët të cilët ballafaqohen  me diskriminimin ka shumë të ngjarë që në jetën e tyre  ata do të përballën me vështirësi të cilat lidhen me aspektin e ankthit social”, tha Sadiku.

Ndër të tjera, Sadiku tha se fëmijët të cilët janë të diskriminuar  në të ardhmen  rrezikohen  të jenë viktimë  e bulizimit dhe  si pasojë e kësaj përballen me vështirësi që të arrijnë synimet që kanë për të ardhmen e tyre.

“Fëmijët të cilët janë të diskriminuar ata po ashtu janë me të prirur të jenë viktime  e bullizmit. Ku në të ardhmen  ata mund të kenë vështirësi në arritjen e aspiratave që lidhën me zhvillimin e tyre të edukimit arsimor e akademik. Po ashtu  mund të kenë vështirësi të arrin synimet e tyre që i kanë të planifikuara për jetën e tyre”, ka thënë Sadiku.

E, zëdhënësja e ministrisë se Arsimit, Iliriana Pylla në një përgjigje për Radio Kosovën tha se ministria ka hartuar politika në mënyrë që mos të këtë diskriminim të fëmijëve në arsimim.

“ Ministria e Arsimit ka marrë një varg politikash gjithëpërfshirëse në mënyrë që nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas por jo vetëm ata të mos ndihen të diskriminuar. Të gjithë fëmijëve ju kemi dhënë mundësinë të avancohen në edukim”,  ka thënë Pylla.

Ndryshe, pamjet  nga “Festa e Abetares” në qytetin e Pejës ku një grup i nxënëseve të komunitetit rom që u lanë anash gjatë kësaj feste, ka ngjallur reagime të shumta.

E, psikologët po vlerësojnë se fëmijët të cilët përjetojnë diskriminim gjatë jetës së tyre, përballen me ankth  dhe rrezikohen  të jenë viktimë  e bulizimit dhe  si pasojë e kësaj, përballen me vështirësi që të arrijnë synimet që kanë për të ardhmen e tyre.

Të ngjashme