Lajme
Në Komunën e Mitrovicës nis faza e dytë e aplikimit për 50 euro për të infektuarit me COVID-19
Demokracia
15:44 | 15 Mars 2021

Share:

Në Komunën e Mitrovicës, ka filluar faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të infektuarit nga COVID-19.

Sipas njoftimit nga komuna e Mitrovicës, mbështetje financiare do të marrin të gjithë të infektuarit me COVID-19 të cilët janë pjesë e listës së IKSHPK-së, shkruan Demokracia.com.

“Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët rezidentë të komunës së Mitrovicës se ka filluar faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të gjithë të infektuarit me virusin COVID-19 të cilët janë pjesë e listës së IKSHP-së”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar si dhe kërkohet që të infektuarit me COVID-19.

Njoftimi i plotë i Komunës së Mitrovicës, pa ndërhyrje:

Njoftim nga Drejtoria e Shëndetësisë

Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët rezidentë të komunës së Mitrovicës se ka filluar faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të gjithë të infektuarit me virusin Covid-19 të cilët janë pjesë e listës së IKSHP-së.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë kontaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të shëruar.

Aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar andaj lusim të gjithë qytetarët të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pas të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje financiare./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1128701914248538&id=271576119961126

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025