Lajme
Në kohën kur sulmet terroriste po rriten, raportohet se Policia i çarmatos njësitë speciale – ua merr nga një revole
Demokracia
18:23 | 11 Janar 2025

Share:

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës që e luftojnë krimin gjithandej vendit dhe e mbrojnë sovranitetin e vendit kanë marrë së fundmi një vendim që ka të bëjë me armët, me të cilat në periudha te ndryshme kohore janë furnizuar – por tashmë po kërkohet dorëzimi i tyre. 

Siç raporton Sinjali, Policia ka marrë vendim që njësitë speciale që janë pajisur me nga një pistoletë shtesë të tipit Glock 17, krahas armës bazë Glock 19 – këtë të fundit ta dorëzojnë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se është nxjerrë një analizë për përdorimin e pajisjeve – mbi bazën e të cilës kanë ardhur në këtë përfundim.

Bazuar në këto informacione, është caktuar  data 17 janar, si afat i fundit deri kur është kërkuar që të përfundojë ky proces dhe të bëhet dorëzimi i armëve në Njësinë e Armëve.

Arsyetimi për këtë vendim akoma nuk dihet.

Të ngjashme