Lajme
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 911 pacientë
Demokracia
13:12 | 11 Prill 2021

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 911 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 11 prill, 750 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 67 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, ndërsa 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, përcjell Demokracia.com.

“në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen trajtuar 911 pacientë. 750 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 67 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 707 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i SHSKUK-së, pa ndërhyrje:

Sipas raportit të punës për datën 11 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen trajtuar 911 pacientë.

750 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

67 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve

38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

707 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë:

319, të konfirmuar me Sars Cov-2

18, në gjendje të rënduar

318, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 77 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 68 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 534 pacientë:

431- të konfirmuar pozitivë

20- në gjendje të rënduar shëndetësore

389- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 113 pacientë

Spitali i Gjakovës, 77 pacientë

Spitali i Pejës, 93 pacientë

Spitali i Gjilanit, 112 pacientë

Spitali i Ferizajt, 70 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë/Demokracia.com/

Të ngjashme