Kuriozitete
Në Kinë hapet hoteli i parë në botë i arinjve polarë, merr shumë kritika
Demokracia
09:25 | 23 Mars 2021

Share:

Hoteli ndezi kritika midis aktivistëve për të drejtat e kafshëve pasi u publikuan imazhe dhe video të arinjve polarë që shikoheshin nga mysafirët në ambiente të mbyllura.

Një hotel në Kinë që po emëron veten si hoteli i parë në botë i arinjëve polar hapi dyert në fillim të muajit mars duke pasur shumë vizita pavarësisht kritikave nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, përcjell Demokracia.com.

Atraksioni i cili është pjesë e parkut Harbin Polarland në provincën kineze Heilongjiang është i hapur 24 orë dhe ka 21 dhoma ku vizitorët mund të shikojnë arinjtë polar.

Fotografitë dhe videot e shpërndara në Twitter nga televizioni shtetëror kinez tregojnë arinjtë polarë në një ambient të mbyllur me xhama, ku ka akull artificial dhe pishina të vogla uji.

People look at a polar bear inside an enclosure at a newly-opened hotel, which allows guests views of the animals - listed as a vulnerable species by the International Union for Conservation of Nature (IUCN) - from rooms on the premises in Harbin, northeastern China's Heilongjiang province, on March 12, 2021

People look at a polar bear inside an enclosure at a newly-opened hotel, which allows guests views of the animals - listed as a vulnerable species by the International Union for Conservation of Nature (IUCN) - from rooms on the premises in Harbin, northeastern China's Heilongjiang province, on March 12, 2021

 

Imazhet ndezën një reagim të ashpër nga aktivistët e kafshëve në të gjithë botën, të cilët kritikuan hotelin për mbajtjen e arinjve në hapësira të mbyllura.

“Arinjtë polarë e kanë vendin në Arktik, dhe jo në kopshte zoologjike apo kuti qelqi në akuariume – dhe sigurisht jo në hotele,” tha për Reuters, Jason Baker, nënkryetar i lartë i grupit për të drejtat e kafshëve PETA.

Ai tha se për shkak të mungesës së ligjit për mbrojtjen e kafshëve në Kinë, kafshët shfrytëzohen nga bizneset për përfitime të veta.

Por, përkundër reagimeve të ashpra, Harbin Polarland ka këmbëngulur se vendi është i sigurt dhe I pranueshëm për arinjtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme