Lajme
Në këto orë të mbrëmjes, Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE-ja dhe ShBA-ja
Demokracia
23:05 | 18 Gusht 2022

Share:

Derisa kryeministri Albin Kurti është nisur drejt Kosovës, në këto orë të mbrëmjes presidenti serb, Aleksander Vuçiq, vazhdon të ketë presion nga BE-ja e ShBA-ja.

Siç raporton gazetari i Kanal 10 në Bruksel, Vuçiq është duke vazhduar takimin me Miroslav Lajçak dhe me Gabriel Escobar.

“Vuciq vazhdon të qëndrojë në Bruksel për dallim nga kryeministri Kurti. Ka vazhdimësi të qëndrimit të Vuçiq në Bruksel për të folur me ndërmjetësuesin Lajcak dhe me emisarin e ShBA për dialog, Escobar. Në këtë moment presioni është i padiskutueshëm mbi Serbinë, sepse që të dyja palët, edhe BE, edhe ShBA, ia njohin të drejtën Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit. Tash të dyja palët duhet të punojnë me Serbinë që t’i pranojë ato, që Kosova të sillet njëjtë siç bën Serbia. Dhe tentimi i parë që shihet më i lehtë për tu realizuar është që Serbia të heq dorë nga lëshimi i dokumenteve të posaçme për qytetarët e Republikës së Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë”, ka thënë gazetari i Kanal 10, Xhemajl Rexha.

Të ngjashme