Llapi sonte e synon “hakmarrjen” ndaj Buducnostit të Podgoricës në ndeshjen e kthimit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë hap dyert për më shumë se 10 mijë tifozë që pritet të jenë të pranishëm për takimin që nis nga ora 20:00, shkruan Demokracia.com.
Rezultati 2:0 në favor të malazezëve ka bërë që llapjanët të kërkojnë përmbysjen dhe të sigurojnë kalimin tutje.
Për ata që nuk do mund të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet direkt në ArtSport 1 dhe Klan Kosova.
Fyerjet dhe koreografitë nacionaliste kundër shqiptarëve kanë mobilizuar edhe shumë tifogrupe nga gjitha trojet shqiptare të jenë të pranishme në tempullin “Fadil Vokrri”./Demokracia.com/