Lajme
Në këtë vend u arrestua Korab Gashi, i kërkuari për grabitjen e armatosur në Suharekë
Demokracia
10:23 | 02 Korrik 2024

Share:

Lagjja “Arbëria” e Komunës së Prishtinës është vendi ku u arrestua Korab Gashi, i dyshuari për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekës, rast ky që ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.

Detaje për kapjen e tij ka dhënë Policia e Kosovës në raportin e fundit, ku bëhet e ditur se i njëjti i është dorëzuar hetuesve të krimeve të rënda.

“Arbëri, Prishtinë 01.07.2024, 21:50. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti i është dorëzuar hetuesve të krimeve të rënda për procedura të mëtutjeshme”.

Korab Gashi ishte në arrati që nga 22 nëntori i vitit të kaluar, kur edhe ndodhi rasti.

Për kapjen e tij, Paparaci kishte raportuar ekskluzivisht të hënën pasdite.

Të ngjashme