Lajme
Në këtë vend nga mesnata do filloj të shtrenjtohet çmimi i derivateve
Demokracia
15:49 | 03 Janar 2023

Share:

Çmimi i derivateve në mesnatë do të shtrenjtohet për 1,5 deri në 2 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.

Eurosuper 98, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohen për 1,5 denarë, ndërkaq çmimi i Eurosuper 95 do të shtrenjtohet për dy denarë.

Çmimet e reja:

Benzina Eurosuper 95: 79 denarë për litër
Benzina Eurosuper 98: 81 denarë për litër
Dizeli: 81,5 denarë për litër
Vaji ekstra i lehtë: 80 denarë për litër

Të ngjashme