Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se sot do të hap listën e regjistrimeve për termine për viza punë në kuadër të muajit korrik.
Siç thuhet në njoftimin e ambasadës, aplikimi do të jetë i hapur nga sot në ora 14:00, deri më 13 qershor në të njëjtën kohë.
“Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit. Lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës.