Sport
Në këtë kanal televiziv transmetohet direkt ndeshja Ballkani – Zalgiris
Demokracia
16:49 | 05 Korrik 2022

Share:

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani do të debutojë sot në garat evropiane, saktësisht në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com

Ekipi nga Suhareka do të luajë me skuadrën nga Lituania, Zalgiris Vilnius, sfidë kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”nga ora 20:00.

Përballja do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

Krahas Ballkanit, në garat evropiane nga Kosova këtë sezon do të luajnë edhe Drita, Gjilani e Llapi. /Demokracia.com/

Të ngjashme