Sport
Në këtë kanal televiziv kosovar do të transmetohet sonte dueli i Haxhi Krasniqit
Demokracia
11:40 | 25 Shkurt 2023

Share:

Boksieri Robin Krasniqi do të rikthehet sot në ring për ta zhvilluar luftën e radhës të karrierës së tij.

Ai do të ballafaqohet me boksierin Timur Nikarkhoevin dhe kjo luftë do të zhvillohet në arenën madhështore “AUDI DOME” në Mynih të Gjermanisë.

Dueli i boksierit nga Kosova do të transmetohet direkt në kanalin televiziv Art Sport 1, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga platforma Artmotion në rrjetet sociale.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell./Demokracia.com/

Të ngjashme