Lajme
“Ne kemi hyrë për të vdekur”, rrëfimet e minatorëve të Trepçës në 35-vjetorin e grevës
Demokracia
10:39 | 20 Shkurt 2024

Share:

Në kohën kur regjimi i ish-Jugosllavisë në krye me Sllobodan Millosheviçin donte të heqtë autonominë e Kosovës, duke mbyllur shkollat e spitalet, duke burgosur e torturuar shqiptarë të pafajshëm ajo çka i bëri kësaj balle ishte kryengritja e minatorëve të “Trepçës”, që aso kohe ishte më e fuqishmja.

Dy nga 1 mijë 300 minatorët e “Trepçës”, Gani Osmani e Shyqri Sadiku që atë kohë ishin fare të ri, kanë rrëfyer për Albanian Post përjetimet e tyre.

Ata kanë thënë se ishin të gatshëm edhe për të vdekur derisa të realizoheshin kërkesat e tyre.

Të ngjashme