Lajme
Në KE publikojnë sondazhin e fundit: Shqipëria e do më së shumti anëtarësimin në BE, ku renditet Kosova
Demokracia
12:27 | 12 Shtator 2022

Share:

Shqipëria është vendi që e dëshiron më së shumti anëtarësimin në Bashkimin Evropian, sipas një grafik-u të publikuar nga Tom Moylan, këshilltar për komunikim në Komisionin Evropian.

Kosova, është vendi i dytë, menjëherë pas Shqipërisë, me dëshirën më të madhe për t’u anëtarësuar në BE. Grafiku i referohet një sondazhi të fundit, shkruan Gazeta Express.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Ukraina renditet e treta nga shtetet me dëshirën më të madhe për t’u bërë pjesë e BE-së.

Serbia, Norvegjia dhe Zvicra, janë vendet ku ka më pak dëshirë se në vendet tjera për t’u anëtarësuar në BE.

 

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024