Lajme
Në javën vendimtare për anëtarësim në KiE, Osmani bënte xhiro me helikopter dhe pozonte si kauboje në Teksas
Demokracia
09:25 | 17 Maj 2024

Share:

Në kohën kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të duhej të ishte në krye të detyrës kushtetuese “duke udhëheqë politikën e jashtme” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e para e shtetit ishte shumë larg vendit dhe Evropës.

Presidentja Osmani ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në javën vendimtare, pak para mbledhjes së 17 majit 2024 të Komitetit të Ministrave, ajo nuk ishte as në Uashington, në qendrën e vendimmarrjes botërore, ku “me një telefonatë” do të mund të ndryshohej qëndrimi i Gjermanisë, Francës dhe Italisë, shkruan Demokracia.com.

Pikërisht në këto ditë vendimtare, presidentja Osmani ishte në Teksas të ShBA-së, duke bërë xhiro me helikopter dhe duke pozuar si një kaubojse e këtij shteti amerikan në kufi me Meksikën.

KUSHTETUTA E KOSOVËS: PRESIDENTI UDHËHEQ ME POLITIKËN E JASHTME

Kushtetuta e Republikës së Kosovës i ka dhënë shumë kompetenca dhe përgjegjësi Presidentit të shtetit, por Osmani nuk është parë duke bërë përpjekje serioze në javën e fundit para mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Sipas nenit 84 të Kushtetutës, “Presidenti i Republikës së Kosovës (1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë dhe (10) udhëheq me politikën e jashtme të vendit”.

Pasojat e një politike të jashtme të pakoordinuar dhe jo sipas përshkrimeve që Kushtetuta u ka dhënë drejtuesve shtetërorë, u dëshmuan në mëngjesin e 16 majit 2024, kur Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla – Shwarz, njoftoi përmes Facebookut të saj se në mëngjes “i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Paramentare të Këshillit të Evropës”.

“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, njoftoi Gërvalla – Shwarz.

Disa orë pas kësaj letre, ka pasuar reagimi i ashpër nga kabineti i presidentes Osmani, duke treguar publikisht se ajo ishte dërguar pa koordnim me të.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

Reagon Presidenca: Letra e Qeverisë e dërguar në KIE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

Ka mjaftuar një ditë e vetme, që politka e jashtme e Kosovës të dështojë në mënyrë spektakolare dhe atë para ndërkombëtarëve. /Demokracia.com/

Osmani, Kurti e Gërvalla | Tre përgjegjës për dështimin e madh të Republikës së Kosovës në një ditë të vetme

Skandali shtetëror | Si u shkelë Kushtetuta e Kosovës ende pa u zgjuar mirë nga gjumi?

Të ngjashme