Sport
Në Itali, Vedat Muriqi po cilësohet si futbollisti më në formë i Lazios
Demokracia
17:59 | 06 Shtator 2021

Share:

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka përfituar më së shumti nga ndeshjet me kombëtaret dhe dy golat e shënuara me Kosovë në sfidën ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë, mund të ndikojnë edhe tek ekipi i Lazios, aty ku nuk po gjen sa duhet hapësira, transmeton Demokracia.com.

Paraqitja e tij me Kosovën  nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat e mëdha italiane. Gazzetta dello Sport shkruan se Vedat Muriqi është futbollisti më në formë i Lazios në këto ndeshje kualifikuese për kombëtare.

“Nga lojtarët e Lazios, Vedat Muriqi është në plan të parë. Sulmuesi kosovar ka shënuar në dy ndeshje radhazi, ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë”, thuhej në artikullin e medias italiane.

Kosova e zhvillon të mërkurën ndeshjen e fundit për këtë muaj, ku do ta presë Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com

Të ngjashme