Lajme
Në Itali po hetohet ‘rrëmbimi’ i Eitan Biran, të mbijetuarit të vetëm pas përplasjes së teleferikut
Demokracia
13:56 | 13 Shtator 2021

Share:

Autoritetet në Itali kanë nisur një hetim pasi një fëmijë, i vetmi i mbijetuar i aksidentit vdekjeprurës me teleferik që ndodhi në maj, u dërgua në Izrael nga gjyshi i tij nga nëna.

Prindërit e Eitan Biran, vëllai i vogël dhe dy gjyshërit e tij të mëdhenj ishin midis 14 personave të vrarë në aksident.

Gjashtëvjeçari kishte qëndruar me një hallë të tij, në Itali që kur doli nga spitali.

Ndërsa, të afërmit e Eitanit në Izrael e kërkuan kujdestarinë.

Familja e Eitan kishte jetuar në Itali për disa vjet para fatkeqësisë, më pas hallës së tij Aya Biran-Nirko iu dha kujdestaria në qershor.

Sidoqoftë, të shtunën, Eitan u mor nga gjyshi i tij nga nëna, Shmulik Peleg, i cili u erdhi në Itali pas rrëzimit pasi që kishte të drejt vizite.

Por ai më pas e çoi Eitanin jashtë vendit me një avion privat, duke përdorur pasaportën izraelite të fëmijës. Diplomatët izraelitë kanë konfirmuar që atëherë ardhjen e tij në vend.

“Ne nuk e rrëmbyem Eitanin … ne e sollëm atë në shtëpi,” tha ai për Radio Izraelin 103FM të dielën, dhe pretendoi se prindërit e Eitan kishin dashur të ktheheshin në Izrael para rrëzimit.

Megjithatë halla e tij, e përshkroi lajmin si “një tragjedi tjetër për Eitanin”, sipas gazetës italiane Corriere della Sera.

Një hetim për shkakun e rrëzimit në veri të Italisë është ende duke u zhvilluar, por prokurorët besojnë se frenat e urgjencës së makinës ishin çaktivizuar qëllimisht.

Kur kablloja kryesore që mbante makinën u këput, nuk kishte asgjë për ta ndaluar atë të kthehej me shpejtësi mbi 100km/h (62mph) në një kabllo mbështetëse, duke kaluar një shtyllë ku më pas filloi të binte në tokë dhe të rrokulliset poshtë malit.

Trembëdhjetë persona vdiqën në vendngjarje, përfshirë një fëmijë dy vjeç, ndërsa një fëmijë tjetër vdiq më vonë në spital. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme