Lajme
Në Itali kishat dhe muzetë qendra vaksinimi anti-COVID
Demokracia
10:40 | 05 Prill 2021

Share:

Italia ka një plan ambicioz për të shpejtuar fushatën e saj të vaksinimit kundër Covid-19 dhe për këtë arsye po përdor vende të pazakonta si kishat dhe muzetë për të administruar injeksionet.

Gazeta ”Corriere della Sera” njoftoi se venecianët do të vaksinohen në ”vaporeto”, një taksi uji, dhe nga sot do të vendoset një vend i caktuar për të administruar inokulimet tek ata mbi moshën 80 vjeç.

Në Monza, Lombardi, do të përdoren ambientet në tribunën e garave me motor.

Në Napoli, në Italinë e Jugut, nga ana tjetër, disa muze po bashkohen, sipas raporteve. Disa nga njerëzit e vaksinuar mbase mund të kalojnë periudhën e pushimit pas vaksinimit midis pikturave.

Në Sicili po zhvillohej një fushatë vaksinimi në shumë kisha katolike dhe famulli. Sicilianët mund të merrnin pjesë në ritualet e kishës dhe të vaksinoheshin në të njëjtën kohë.

Përfaqësuesit e rajonit dhe kishës kishin bërë një marrëveshje të veçantë për këtë, shkruan ATSH.

Italia i ka vendosur vetes qëllimin e vaksinimit të 80% të popullsisë deri në fund të verës, pra në shtator.

Deri më tani, më shumë se 11 milionë doza janë administruar në vendin me 60 milionë banorë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024